Telegrafi

Filmi kosovar “Krahët e punëtorëve” në garë për çmimin ndërkombëtar në festivalin ‘Cinehill’

Filmi “Krahët e punëtorëve” i regjisorit Ilir Hasanaj ka hyrë në garë për nominim për Çmimin Evropian të Filmit (European Short Award).

Filmi është shfaqur mbrëmë në programin Cinehill Shorts në festivalin e filmit Cinehill.

Këtë vit për çmimin EFA të filmit të shkurtër garojnë gjithsej 26 filma deri në 20 minuta dhe fituesi i cili përzgjidhet nga juria profesionale ndërkombëtare fiton të drejtën për t’u nominuar për Çmimin Evropian të Filmit.

“Krahët e punëtorëve”, që synon nominimin për Çmimin Evropian të Filmit, ka vazhduar rrugëtimin e suksesshëm me premiera në festivale prestiogjioze me premierën austrike në Vienna Shorts (kategoria FIDO), premierën gjermane në festivalin e filmit të shkurtë Kurzfilm Hamburg (në garë për kategorinë e filmave ndërkombëtarë) në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Hong-Kong si dhe në festivalin Curtas Vila do Conde në Portugali (garën e programit të filmave ndërkombëtarë).

Ndërkaq premierën vendore filmi “Krahët e punëtorëve” do të ketë në festivalin e dokumentarit dhe filmit të shkurtër “DokuFest”, që nis më 2-9 gusht, 2024 ku garon në programin e filmave kombëtarë.