Telegrafi

Filmi Juno fiton çmimin kryesor në RomaCinemaFest

Ellen Page (“Hardy Candy”), luan rolin kryesor të vajzës nga Minnesota, e cila përballet me shtatzëni të padëshiruar por që mbështetjen më të madhe e ka nga prindërit dhe shokët. Bashkë më të në rolet kryesore paraqiten Jennifer Garner dhe Jason Batemen, ndërsa filmi është bërë me regji të Jason Reitman.

Lajmi është pritur me entuziazëm të madh nga e gjithë ekipi, i cili ishte mbledhur në auditoriumin kryesor të kryeqytetit italian “Parco della Musica”. Juria ishte e përbërë nga 50 kineastë që vinin nga e gjithë Evropa.

Filmi “Juno” po ashtu ka marrë çmimin e publikut në “Toronto Film Festival”, në shtator, ndërsa premiera e tij në New York dhe Los Angeles do të jepet me pesë dhjetor.

Ndërkaq, kroati Rade Serbedzija ka fituar çmimin për aktorin më të mirë në po këtë festival, për rolin e tij të një arkeologu grek i cili shpëton jetimët hebrenj gjatë Luftës se Dytë Botërore – në filmin “Fugitive Pieces”.

Kurse aktorja Jang Venli nga Kina ka fituar çmimin për aktoren më të mirë për rolin e saj të një këngëtare provinciale operash e cila ka ëndrra të madh në filmin “Le Chun”.