Telegrafi

Filmi i Spielberg, shtatë nominime në Golden Globe

Filmi është nominuar për fotografinë më të mirë, për aktorin më të mirë, bëhet fjalë për Daniel Lewis i cili portretizo për mrekulli Abraham Lincoln, ndërsa edhe vet Spielberg është nominuar në kategorinë e regjisorit më të mirë të vitit.

Filmi “Downtown Abbey” ka dy nominime, përderisa këngëtarja Adele është e nominuar për këngën më të mirë origjinale, pas suksesit në filmin “Skyfall”.

Ceremonia e 70-të jubilare e ndarjes së çmimeve Golden Globe do të mbahet në Los Angeles më 13 janar të vitit të ardhshëm, ndërsa nikoqirë të mbrëmjes do të jenë Tina Fey dhe Amy Poehler.

Nominihet u bënë të ditura nga Ed Helms, Megan Fox dhe Jessica Alba në Beverly Hills të Kalifornisë. /Telegrafi/