Filmi “Honeyland” i regjisorëve Tamara Kotevska dhe Ljubomir Stefanov është nominuar në dy kategori për çmimin “Oskar”.
Kjo është hera e parë në kinematografinë e Maqedonisë, që një film të futet në listën e dy kategorive: – film më i mirë i huaj; – dokumentari më i mirë.
Maqedonia më herët ka shpresuar për çmim me filmin “Para shiut” të Millço Mançevskit, i cili u nominua po ashtu në kategorinë e filmit më të mirë të huaj.
Realizatorët e këtij filmi shprehen të kënaqur që Akademia Amerikane e ka përfshirë në listën e nominimeve për çmimin “Oskar”. Ata thonë se kjo është hera e parë që një film dokumentar të nominohet në dy kategori.
“Filmi bën thirrje për modesti, ndërsa kur e shohim dashurinë në sytë e shikuesve, fuqishëm besojmë se mesazhi është marrë dhe se modestia është koha e re nëpër të cilën do të kalojmë”, thonë ata.
Listën përfundimtare të nominimeve për “Oskar” e publikuan aktorët Xhon Xhoe dhe Asja Rae./Telegrafi/