Telegrafi

Filmi “Exil” nga Kosova, në garën kryesore në “Sundance Film Festival”

Është publikuar lista e filmave për “Sundance Film Festival”, një ndër festivalet më të rëndësishme të filmit në botë. Në garë është edhe filmi i regjisorit nga Kosova Visar Morina, i cili do të prezantohet me filmin e metrazhit të gjatë “Exil”.

Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.

Në film luajnë: Sanrda Hüller, Misel Matieviq, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi…