Njeriu i besimit. Filmi për jetën dhe punën e Keylor Navasit është shfaqur mbrëmë në kinematë e Madridit.
Filmi u shfaq si premierë më 28 dhjetor 2017 në San Jose, kryeqytetin e Kosta Rikës dhe në dy ditët e para tërhoqi vëmendjen e 45 mijë shikuesve, duke u bërë filmi i dytë më i shikuar në historitë e kinemave të Kosta Rikës.
Në 97 minuta sa zgjat filmi, portieri tregon jetën fëmijërore deri tek transferimi te Real Madridi.
Keylor mori pjesë në prezantimin e filmit në festivalin e fundit të Kanës dhe pritet të jetë një sukses në Meksikë, vendi ku do të shfaqet së shpejti.
Ai me këtë rast foli për finalen e ardhshme e Ligës së Kampioneve në Kiev të shtunën “Liverpooli ka lojtarë që mund të bëjnë ndryshime, por kemi mbrojtjen më të mirë në botë. Kam besim te kolegët e mi plotësisht”.
Ndryshe, Navas në skuadrën e kryeqytetit spanjoll arriti në vitin 2014 dhe që atëherë ka fituar njëherë trofeun e ligës elitare spanjolle si dhe në dy raste Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/