Thonë se dashuria nuk ‘njeh’ moshë dhe ajo kalon çdo kufi të shtetit. Këtë më së miri e konfirmon dashuria në mes policit nga Kumanova, 35 vjeçarit Bobi Dodevski dhe refugjates 20 vjeçare Nura Arkavazi nga Iraku, përcjell Telegrafi Maqedoni nga Blic.
Historia e tyre e dashurisë filloi në mars të vitit 2016 ku Nura ishte në mesin e refugjatëve dhe tentonte të futet në Serbi, në vendkalimin Tabanovcë, kurse Dodevski ishte ai që vendoste rend, si pjesëtar i forcave të sigurisë. Arkavazi muslimane nga Iraki dhe Bobi i komunitetit ortodoks, sllav, u takuan në mars të vitit të kaluar dhe katër muaj më vonë u martuan.
Kur për herë të parë e ka takuar Bobi Nurën, ajo ka pasur temperaturë të lartë dhe është kujdesur që ajo të merr shërbim të nevojshëm mjekësor.
Nora dhe Bobi tani jetojnë me tre fëmijët e Bobit nga gruaja e parë dhe ajo tani pret të lindë. Asnjëri, tha Nora, tashmë nuk e shikon si refugjate. /Telegrafi/