Telegrafi

Filmi me Bekim Fehmiun do të shfaqet në kinematë e Francës

Filmi kësisoj do të rikthehet nëpër kinematë e Francës në tetor të këtij viti.

Filmi “Mlbedhësit e puplave”, një prej filmave më të mirë në ish Jugosllavi, po rikthehet tani me përkthim në anglisht e në frëngjisht.

Filmi ku luan aktori Bekim Fehmiu ka marrë të drejtën e shpërndarjes në Francë, në tetor të këtij viti dhe kjo nënkupton se ai do të kthehet para publikut në një kopje të re dhe të ripërtërirë.

Kështu tregojnë nga Arkiva e Filmit Jugosllav, të cilët përkujdesen që të ruhen një pjesë e mirë e filmave të realizuar në kohën kur ekzistonte Jugosllavia.

Filmi kësisoj do të kthehet nëpër kinematë e Francës në tetor të këtij viti, që nënkupton se do të jetë një hap tjetër në rikthimin e këtij filmi klasik. Muajin tjetër ai do të shfaqet në Festivalin e Kanës. /kultplus/