Site icon Telegrafi

Filmi “Ballkoni”: Botëkuptime të ndryshme (Video)

Regjisorja Lendita Zeqiraj na dërgon në udhëtim përmes karaktereve të ndryshme të realitetit tonë të përditshëm.

Filmi “Ballkoni” sillet rreth një djali që jeton vetëm me nënën e tij, i cili me veprimet e tij të pakujdesshme shkakton një rrëmujë para banesës së tij, por e gjithë ngjarja na bën të shohim përtej asaj që ndodh aty.

Jetoni, një djalosh 10 vjeçar gjendet i ulur në skaj të ballkonit në katin e katërt.

Fqinjët dhe kalimtarët e rastit, të tmerruar nga situata, thërrasin policinë dhe zjarrfikëset për ndihmë. Por shumë shpejtë situata del jashtë kontrollit.

Karaktere të veçanta, botëkuptime të ndryshme, dhe realiteti i hidhur kosovar, shpërfaqen në mënyrën më të mirë përmes dialogëve mes personazheve të ndryshme.

Theksojmë se në këtë film do të mund ta shohim Sevdai Radogoshi “Qumili”, Arben Bajraktaraj, Edona Reshitaj, Adriana Matoshi si dhe shumë të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version