Critics’ Choice Movie Awards u mbajt në Barker Hangar në Santa Monica dhe filmi “Anora” i regjisorit Sean Baker u shpall më i miri.
Kjo ceremoni e çmimeve organizohet nga Shoqata e Zgjedhjes së Kritikëve (CCA). “Anora” tregon historinë e një zonje eskorte nga Bruklini, Ana (Mikey Madison), e cila martohet me djalin e një oligarku rus. Problemet lindin kur lajmet arrijnë në Rusi. Prindërit e tij shkojnë në Nju Jork për të anuluar martesën e tyre.
Adrien Brody u shpall aktori më i mirë falë filmit “The Brutalist”. Demi Moore fitoi çmimin për aktoren më të mirë për filmin “The Substance”.
“Kjo mirënjohje nuk është vetëm për mua, por për atë që filmi ka të bëjë dhe përpiqet të përcjellë. Çmimi juaj është si një balsam për të shëruar vetë problemin që paraqet filmi”, tha Moore ndërsa pranoi çmimin.
Aktori më i mirë në rol dytësor: Kieran Culkin (“A Real Pain”). Aktorja më e mirë në rol dytësor: Zoe Saldaña (“Emilia Pérez”). Maisy Stella u shpall aktorja më e mirë e re (“My Old Ass”).
Ekuipazhi i filmit “Conclave” fitoi çmimin për kastin më të mirë të ansamblit. Listën e plotë të fituesve mund ta lexoni këtu. /Telegrafi/