Site icon Telegrafi

Filmat më të mirë të luftës

Stanley Baker dhe Michael Caine në filmin “Zulu” (1964)

Nga: Tom Fordy, kritik filmi / The Daily Telegraph
Përkthimi (i pjesshëm): Telegrafi.com

Lufta është ngjarje përcaktuese për çdo brez i cili e jeton atë. Si çdo art i madh, kinemaja është përpjekur të kuptojë tragjeditë dhe vuajtjet më të rënda njerëzore – dhe ka shënuar triumfet më të mëdha, më heroike të njerëzimit. Nuk është çudi se pse kineastët kthehen kaq shpesh në teatrin e konfliktit.

Filmi i parë i luftës citohet, si zakonisht, Tearing Down the Spanish Flag i vitit 1898 – një skenë e vetme prej 40 sekondave. I krijuar gjatë Luftës Spanjolle-Amerikane, paraqet flamurin spanjoll teksa ulet dhe zëvendësohet me flamurin amerikan. Sigurisht, është imazh në zemër të shumë filmave amerikanë të luftës, që nga ajo kohë.

Kinemaja jo vetëm që ka përshkruar luftën – në filma biografikë, aventura letrare dhe rikrijime të betejave reale – por, ka qenë pjesë e brendshme e vetë luftës. Filmi ka qenë mjet kryesor propagandistik – më i famshmi, Triumph des Willens, filmi kryesor nazist – dhe tregoi histori për luftërat teksa ato ende po luftoheshin. Për shembull, The Green Berets (1968) i John Wayneit u përpoq të mblidhte audiencën kundër luftës komuniste në Vietnam.

Filmat e përmendur më poshtë janë zgjedhur për atë çfarë kanë për të thënë për njerëzimin përballë konfliktit; që kanë mbërthyer mënyrën se si jeta transformohet nga lufta; për afrimin e shikuesve me ekstremet e heroizmit dhe tragjedisë; për portretizimin e akteve të guximit ose brutalitetit të paimagjinueshëm që shkojnë përtej përvojës së shumicës së civilëve, por që godasin njerëzit që janë përballë të shtënave me armë zjarri.

35. MASTER AND COMMANDER: THE FAR SIDE OF THE WORLD (2003)

34. THE DAM BUSTERS (1955)

33. 49TH PARALLEL (1941)

32. THE BATTLE OF BRITAIN (1969)

31. GLORY (1989)

30. WHERE EAGLES DARE (1969)

29. THE HURT LOCKER (2008)

28. THE CRUEL SEA (1953)

27. BLACK HAWK DOWN (2001)

26. FULL METAL JACKET (1987)

25. A BRIDGE TOO FAR (1977)

24. THE THIN RED LINE (1998)

23. THE DEER HUNTER (1978)

22. GALLIPOLI (1981)

21. HOPE AND GLORY (1987)

20. ENEMY AT THE GATES (2001)

19. DOWNFALL (2004)

18. THE EAGLE HAS LANDED (1976)

17. INGLOURIOUS BASTERDS (2009)

16. DUNKIRK (2017)

15. THE LIFE AND DEATH OF COLONEL BLIMP (1943)

14. TORA! TORA! TORA! (1970)

13. APOCALYPSE NOW (1979)

12. SCHINDLER’S LIST (1993)

11. THE DIRTY DOZEN (1967)

10. THE BRIDGE ON THE RIVER KWAI (1957)

9. ALL QUIET ON THE WESTERN FRONT (1930)

8. 1917 (2019)

7. PLATOON (1986)

6. DAS BOOT (1981)

5. THE LONGEST DAY (1962)

4. PATHS OF GLORY (1957)

3. THE GREAT ESCAPE (1963)

2. ZULU (1964)

1. SAVING PRIVATE RYAN (1998)

/Telegrafi/

Exit mobile version