Telegrafi

Filmat nga iCloud?

Nëse Apple arrin të merret vesh me studiot, shfrytëzuesit do të kenë mundësinë të blejnë filmat përmes iTunes dhe pastaj ti shikojnë ata në cilëndo pajisje të bazuar në iOS, kompjuterë, dhe Apple TV. Apple shpreson se këtë shërbim do të duhej të mund ta aktivizonte kah fundi i këtij ose fillimi i vitit të ardhshëm.

Edhe pse askund nuk përmendet iCloud, në artikull thuhet se Apple planifikon të vendos filmat “në re”, me cilën gjë sipas të gjitha gjasave synohet lehtësimi i ndarjes së përmbajtjeve në mes të pajisjeve të ndryshme. Për shkak të kësaj supozohet se iCloud i Apple do të mund të shërbente si bazë për këtë shërbim. /Telegrafi/