Telegrafi

Filmat komikë të mirë për zemër

Rezultatet e një studimi më të ri tregojnë se shikimi i filmave apo programeve tjera që nxisin qeshje, ka efekt pozitiv në funksionet vaskulare.

Ndërkaq, shikimi i filmave me luftë ose atyre me tematikë horror, ka efekt krejtësisht të kundërt- shkakton stres mendor.

Vullnetarët pjesëmarrës në një studim, një ditë kanë shikuar segmente të filmit të Cameron Diaz, “There’s Something About Mary”, ndërsa ditën tjetër kanë shikuar pjesë të filmit “Saving Private Ryan”, me Tom Hanksin në rolin kryesor.

Është vërejtur se filmat me përmbajtje humoristike kanë shkaktuar zgjerim të enëve të gjakut, kurse filmat me përmbajtje të rëndë kanë ngushtuar enët duke rritur presionin e gjakut që mund të jetë i dëmshëm për shëndet. /Telegrafi/