Site icon Telegrafi

Filmat e Hollywoodit sipas formulës matematikore

Duket se për një film të suksesshëm nuk janë të domosdoshëm vetëm aktorët atraktiv, sa është e rëndësishme që xhirimet e gjatësisë së caktuar të përsëriten vazhdimisht.

Shkencëtarët zbuluan se shumë filma sot kanë pamje me të njëjtën gjatësi të cilët përsëriten në shabllonin e zakonshëm në film. “Ritmi i xhirimit të një skene në film është i dizajnuar në atë mënyrë që të tërheqë vëmendjen dhe absorbon informatën tek shikuesi,” tha udhëheqësi i këtij studimi James Cutting, përcjell Daily Mail.

Regjisorët në shumë raste kanë kopjuar stilet e filmave të suksesshëm. Në shembujt e filmave “Star Wars Episode III – Revenge of the Sith” i vitit 2005 dhe “Empire Strikes Back” i viteve 80’të, shihet qartë se është përcjellë e njëjta formulë matematikore. /Telegrafi/
 

Exit mobile version