Telegrafi

Filma dokumentar për personat me pengesa intelektuale

Projeksione të një seri filmash dokumentar nga regjisori Tomisllav Zhaja dhe diskutim sot dhe nesër do të mbahet në panairin e Shkupit, në organizim të Shoqatës SOLEM-Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Publiku do të mund të shohë tetë filma dokumentar të cilët shfaqin aspekte të ndryshme të problemeve dhe sfidave me të cilat përballen personat me nevoja të veçanta.

Këto projeksione janë vazhdimësi e nismës së filluar në tetor të 2016 me shfaqjen e filmit dokumentar ‘Të lirë’, për ngritjen e çështjes për deinstitucionalizim të personave me nevoja të veçanta intelektuale, njofton AIM.

Sipas organizuesit, qëllimi është të hapet diskutim, haptazi dhe publikisht të bisedohet për sfidat, pengesat, mënyrat dhe zgjidhjet e mundshme për përmirësimin e gjendjes së kësaj kategorie njerëzish. /Telegrafi/