Site icon Telegrafi

Film i ri për grupin “Spice Girls”

Edhe pse shumë hollësi rreth filmit për grupin “Spice Girls” nuk janë dhënë deri më tani, dihet se të gjithë pesë anëtarët e këtij grupi do të shfaqen në dokumentarin.

Nëpërmjet filmit për bukuroshet, ne do të kthehemi në vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar dhe në kohën që kanë mbretëruar në zhanret e tjera të muzikës, kombinime të tjera të modës dhe një grup krejtësisht i ndryshëm muzikantësh, përfshirë këtu edhe jeta private e pesë të famshmëve.

Filmi pritet të shfaqet në ekranet e mëdha të kinemave gjatë vitit të ardhshëm dhe ai do të mbulojë të gjitha ngjarjet e rëndësishme që kanë ndodhur gjatë karrierës së këtij grupi.

Pesë të famshmet nuk kanë punuar së bashku në ndonjë projekt filmik që nga viti 1997, kur kanë regjistruar “Spice World”, ku flasin për udhëtimet e tyre të përbashkëta, çmimin që duhet të paguajnë për lavdinë dhe kufizimin e jetës private.

Grupi ë aktualisht është në një turn britanik, por që atyre nuk iu ka bashkuar Victoria Beckham, por ajo i ka mbështetur mikeshat dhe ka njoftuar se do t’iu bashkëngjitet në disa koncerte. /Telegrafi/

Exit mobile version