Telegrafi

Film pornografik në gjithësi?

“Për fat të keq ato para duhej t’i refuzojmë, ndërsa emri i ofruesit do të mbetet në fshehtësi. Edhe pse oferta duket lakmuese për Virgin Galactic, milionat nuk janë edhe ndonjë para e madhe”, ka thënë presidenti i kompanisë fluturuese, Will Whitehorn.

“Paguhemi 200 mijë dollarë për çdo person për dy orë udhëtim në fundin e atmosferës së tokës, dhe tashmë kemi inkasuar afro 40 milionë dollarë nga 280 persona të interesuar”, ka shtuar ai.

Filmi pornografik me titull ”The Uranus Experiment”, tashmë ka skena seksi të xhiruara në hapësirë inerte, në një aeroplan specifik rus, dhe nëse Virgin Galactic pranon ofertën, ky do të ishte filmi i dytë i një lloji të tillë.