Site icon Telegrafi

Film dokumentar për Patrick Swayzen

Fytyrat e ndryshme të aktorit, Patrick Swayze janë zbuluar përmes një seri bisedash me miqtë dhe kolegët në dokumentarin e ardhshëm “I am Patrick Swayze”.

Në një trailer të publikuar të enjten, partnerja e tij në filmin, “Ghost”, Demi Moore pohoi se ai është “duhur të punonte më shumë” për t’u marrë seriozisht në Hoolywood dhe e lavdëroi “dualitetin” e personalitetit të tij.

“Patrick kishte diçka tek ai që ishte shumë mashkullor, pak agresiv, por gjithashtu kishte atë anën e bukur, të butë, sensuale”, tha ajo.

Rob Lowe, i cili luajti me Patrick Swayze në “The Outsiders”, gjithashtu ka folur pozitivisht për aktorin.

“Patricku veproi nga një rol në tjetrin si diçka e re për t’i treguar botës”, tha ai.

Kujtojmë se artisti ndërroi jetë në vitin 2009 pasi u diagnosftikua me kancer në pankreas. “Unë jam Patrick Swayze” eksploron fëmijërinë në Teksas, jetën private, por edhe karrierën e frytshme dhe të larmishme të aktrimit.

Ndryshe, premiera e filmit do të shfaqet në Festivalin e Filmit në San Antonio më 2 gusht, me një debutim televiziv që pritet më 18 gusht. /Telegrafi/

Exit mobile version