Site icon Telegrafi

Filluan të ndërrohen tabelat informative në rrugë për shkak të ligjit për përdorim të gjuhëve

Seksioni i Tetovës pranë Ndërmarrjes publike për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale (Rrugët e Maqedonisë) sot filloi me vendosje ne tabelave të reja informative në autostradën A2 Shkup-Tetovë në të cilat tani përveç gjuhës maqedonase ka informata edhe në gjuhën shqipe.

Sipas informative nga seksioni i Tetovës të ndërmarrjes publike ndryshimi vjen pas sjelljes së ligjit për përdorim të gjuhëve me ç’rast përveç gjuhës maqedonase zyrtare dhe shkrimit të tij cirilik në tabela duhet të shfrytëzohet edhe gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve (gjuha shqipe).

“Në autostradën në hyrje të Tetovës është vendosur një tabelë e re më e madhe dhe me formë të ndryshme portal tabelë informative. Në tabelë tani informatat janë theksuar në gjuhën maqedonase, shqipe dhe në shkrimin latin”, informojnë nga ndërmarrja publike – seksioni Tetovë.

Tabelat do të ndërrohen gjatë muajve në vijim. Përveç në autostradë tabela të reja do të ketë edhe në rrugët tjera rajonal dhe magjistrale.

Exit mobile version