Qeveria në mbledhjen e sotme të 67-të e shqyrtoi dhe miratoi informacionin rreth momenteve të reja për kalim në fazën e dytë të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim (MSA) mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian dhe e detyroi zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani që t’i koordinojë institucionet relevante më përgatitjet e pozitave të Maqedonisë pas dispozitave adekuate nga MSA lidhur me kalimin në fazën e dytë dhe të njejtat t’ia propozojë qeverisë menjëherë pas mbajtjes së takimit të ardhshëm të Këshillit për stabilizim dhe asociim.
Siç njoftuan nga qeveria, me këtë vendim detyrohen ministritë kompetente dhe organet e tjera të administratës shtetërore të cilat janë të prekura me kalimin në fazën e dytë të MSA-së, të bëjnë analiza dhe të japin mesatare më të re dhe status të dispozitave adekuate dhe për të njëjtën ta informojnë Sekretariatin për çështje evropiane, më së voni deri më 11 maj të këtij viti.
Ky vendim i Qeverisë së Maqedonisë, siç është cekur në kumtesë, vjen në bazë të notës verbale të parashtruar nga ana e Zyres për lidhje të Republikës së Greqisë drejt Minsitrisë së Punëve të Jashtme më 23 shkurt 2018 në të cilën informohet se Republika e Greqisë nuk ka rezerva lidhur me kalimin e Republikës së Maqedonisë në fazën e dytë të MSA-së.