Telegrafi

Filluan diskutimet për projektin Nabuko

Samiti mbahet pak kohë pasi vendet evropiane u përballën me çrregullimin e furnizimit me gaz rus përmes Ukrainës, për shkak të mosmarrëvjes mes Moskës dhe Kievit për çmimin e gazit.

Në hapje të takimit, kryeministri i Hungarisë, Ferech Gyurcsany, tha se "detyra më e rëndësishme dhe strategjike" e BE-së është diversifikimi i resurseve të energjisë.

Gazsjellësi i planifikuar Nabuko me gjatësi 3.300 km do të mund të sjellë gazin nga rajoni i Detit Kaspik përmes Turqisë në Bashkimin Evropian, duke anashkaluar Rusinë.

Megjithatë Nabuko përballet me vështirësi financiare dhe me faktin se ende nuk dihet saktësisht se nga do të merret gazi. /rel/