Site icon Telegrafi

Filluan aplikimet për “PreFoto” 2014

"PreFoto" – është konkursi i parë ndërkombëtar i llojit të vetë, i organizuar në Luginën e Preshevës.

Ky konkurs, si objektiv parimor ka vlerësimin e punës apo proklamimin e të fotografuarit, gjegjësisht të vlerësohet ana profesionale e asaj fotografie.

"PreFoto" do të mbahet gjatë muajit nëntor, ndërsa data e fundit për dorëzimin e fotografive nga ana e të interesuarve do të jetë deri më 20 tetor 2014.

Andaj, ndjehuni të lirë të konkurroni dhe ta vëni vetën në garë me fotografi nga e gjithë bota.

Fituesit e çmimeve të para, si dhe ai i çmimit special do të shpërblehen nga organizatorët e këtij konkursi.

Informatat për aplikuesit në Konkursin Ndërkombëtar “PreFoto”2014:

Tema: E Lirë

Lloji: Bardh & Zi ose Color

Sasia: vetëm një foto

Formati: Digital, JPEG

Dimensionet mbi 300 DPI

Pjesëmarrja: Gratis

Fotografia të emërtohet (t’i vihet një titull)

Fotografitë mund t’i dërgoni në e-mail : pre-foto@hotmail.com

Adresa : Edoni Color rruga Sava Kovacevic bb Preshevë, 17523 Serbia

Afati i fundit për dorëzimin e fotografive: 20.10.2014

 

Exit mobile version