Nxënësit e një shkolle fillore në Komunën e Sarajit, u janë bashkangjitur personave humanist për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Gjatë ditës së sotme ata kanë organizuar “Tregun e shkollës”, me çka kanë përgatitur ushqime dhe të njëjtat i kanë shitur, ndërsa mjetet e grumbulluara do t’i destinojnë për ata që pësuan nga tërmeti në Shqipëri.
“Tregu i shkollës” ka qenë me iniciativë të nxënësve, të cilët kanë dashur të solidarizohen me të prekurit nga tërmeti.
Përveç këtyre nxënësve, nga Maqedonia e Veriut ka pasur edhe organizime tjera nga qytetarët, të cilët kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar shqiptarët e Shqipërisë./Telegrafi/