Telegrafi

Fillon zhdëmtimi i dëmeve nga vërshimet e vitit të kaluar në Tetovë

Komuna e Tetovës ka nisur me dëmshpërblimin e banorëve që kanë pësuar dëme nga vërshimet e vitit të kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Njoftimin për fillimin e dëmshpërblimit të qytetarëve të Tetovës, kryetarja Teuta Arifi e ka bërë nga Shikovica, banorët e të cilit kishin pësuar dëmet më të mëdha gjatë vërshimeve të vitit të kaluar.

Përndryshe me afër 400 mijë euro duhet të zhdëmtohen 370 familje, ndërkaq sipas vlerësimeve për banorët të cilët kanë pësuar dëme bujqësore duhet të ndahen 600 mijë euro./Telegrafi/