Fillon zbatimi i programit “Punë e dobishme komunale”, i cili është pjesë e Planit operativ të rishikuar për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2017.
Përfaqësuesit e 39 komunave sot në Shkup me rastin e fillimit të programit do të diskutojnë për drejtimet e reja operative për realizimin e projekteve dhe do të ndajnë përvoja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në ngjarje është paraparë fjalim i ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska, drejtoreshës së Agjencisë për Punësim, Biljana Jovanovska dhe përfaqësueses së përhershme të UNDP-së, Luiza Vinton./Telegrafi/