Aplikacioni i ri i Gmail përfundimisht do të ofrojë mbështetje edhe për emailat e palëve të treta sikurse Yahoo, Outlook, dhe ofrues të tjerë të emailave që mbështeten në POP/IMAP, që i bie shumicën e tyre.
Përveç këtij përditësimi të rëndësishëm, aplikacioni gjithashtu ofron pamje të re dhe të freskët, në linjë me dizajnin e ri të Android Lollipop të njohur si Material Design.
Gmail nuk është aplikacioni i parë që pajiset me Material Design – pasi që kjo tashmë ka ardhur për aplikacionet dhe shërbimet e famshme të Google, sikurse Chrome, Newsstand, Play Store, dhe Wallet, të cilat pak a shumë kanë dhënë një pamje të Android 5.0. (Telegrafi)