Estonia ka filluar të asgjësojë ujqërit që gjenden brenda territorit të saj.
Mediat raportojnë se, Agjencia e Mjedisit të Estonisë ka vendosur kuotën e vrasjes në 144, duke pretenduar se në vend ka më shumë ujqër se sa lejohet, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, Maris Hindrikson, studiuese e ujqërve në Universitetin e Tartu, tha se kuota e zhdukjes mund të jetë shumë e lartë, duke e vendosur një specie tashmë të kërcënuar nën kërcënim edhe më të madh.
Për dallim prej Hindrikson, autoritetet pretendojnë se ujqërit duhet të vriten, pasi sulmojnë bagëtinë, veçanërisht delet, duke goditur ekonomikisht fermerët e vendit.
Raportohet se Hindrikson nuk pajtohet me vendimin e autoriteteve, pasi sipas saj, zgjidhjet vdekjeprurëse mund të jenë kundërproduktive dhe se asgjësimi i ujqërve nuk ndihmon në uljen e humbjes së deleve.
“Unë nuk jam plotësisht kundër asgjësimit, ajo që unë jam kundër është asgjësimi që vret kaq shumë, sepse ne me të vërtetë nuk e dimë se sa ujqër kemi dhe çfarë efekti kanë në fakt vrasjet’’ , tha Hindrikson.
Ndryshe Hindrikson propozon alternativa tjera si gardhe elektrike dhe qen roje për të reduktuar sulmet e ujqërve. /Telegrafi/