Në Zhuzhou të Kinës, ka nisur udhëtimin treni vetvozitës që lëvizë nëpër binarë virtualë, nëpër shtigjet e ndara vetëm për të.
Por, në rast se ka kaluar dhe nuk ndodhet aty, ato hapësira mund të shfrytëzohen nga veturat e zakonshme, transmeton Telegrafi.
“Treni i zgjuar”, është quajtur mjeti që mund të bartë 300 pasagjerë, teksa lëvizë deri në 70 kilometra në orë.
Ky tren që lëvizë me rrota gome, ka të integruar një algoritëm që i ndihmon të ndalojë në stacione të caktuara, si dhe të kthehet sërish prej fillimit.
Me vetëm një mbushje elektrike, mund të lëvizë deri në 25 kilometra. /Telegrafi/
https://youtu.be/hjBOlRAzXnM