Këshilltaret e OBRM-PDUKM-së në Bashkinë e Shkupit bllokuan foltoren e sallës së seancave pas hapjes së mbledhjes së këshillit të Bashkisë në shenjë proteste kundër paraburgimeve dhe bastisjeve nepër shtëpitë e ish-funksionareve të OBRM-PDUKM-së.
Kryetarja e Këshillit pasi u’a tërhoqi vërejtjen disa herë që të tërhiqen nga foltorja thirri shërbimet e sigurimit qe t’i heqin me dhunë këshilltaret nga foltorja. Këshilltarët e OBRM-PDUKM-së u larguan nga salla pa mos arritur shërbimet e sigurimit ndërsa pjesa tjetër e këshilltarëve filloi mbledhjen.
Në seancën e sotme të këshilli të Bashkisë së Shkupit do të diskutojë për buxhetin, për problemin me qentë endacak, transportin urban, shpërblimin e anëtarëve të komisioneve Zonale zgjedhore për zgjedhjet lokale, etj.