Presidenti i PSG-së, Al Khelaifi është lodhur duke pritur për transferimin e Kylian Mbappes.
Kjo ka bërë që shumë miq dhe këshilltarë të tij t’i thonë të mos e tranferojë Mbappen.
Madje shumë ekspertë kanë vënë në pikëpyetje si një klub mund të paguaj 500 milionë euro transferime për një afat kalimtar.
Kështu, Al Khelaifi është bindur që të mos nxitohet për Mbappen edhe pse ka pritur shumë deri tash që ky transferim të realizohet.
Kostoja totale e operacionit u mendua të jetë 180 milionë euro transferimi, 20 milionë euro bonuse, 35 milionë euro bonuse për lojtarin dhe përfaqësuesin e tij, plus 12 milionë euro të pastra për lojtarin për gjashtë vjet, që koston totale do ta çonte në 400 milionë euro.
Ai që u duk një operacion i sigurt, tash nga këshilltarët shihet si rrezik i madh për t’u implementuar për shkak të rregullave të UEFA-s dhe kjo ka zbrapsur klubin francez. /Telegrafi/