Ka filluar të mbahet takimi i radhës i thirrur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me Ekipin Negociator dhe me ambasadorët e QUINT-it.
Të pranishëm në takim janë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, disa nga ambasadorët e vendeve të QUINT-it.
Takimin e kanë bojkotuar sërish Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje.
Ndryshe, Veseli një ditë më parë ka mbajtur një takim të përbashkët me presidentin Thaçi, kryeministrin Haradinaj me Ekipin Negociator. Këtë takim e kanë bojkotuar LDK dhe Vetëvendosje. /Telegrafi/