Telegrafi

Hoyt Brian Yee nis vizitën në Kosovë, takon liderët politikë

Ka filluar takimi ndërmjet presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe zëvendësndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për çështje evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee.

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee gjatë ditës do të takohet edhe me krerët e tjerë të shtetit, kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Hoyt Brian Yee është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Yee një ditë më parë qëndroi në Serbi dhe me krerët e shtetit serb ndër të tjera bisedoi edhe për  dialogun Kosovë-Serbi.