Ka filluar takimi ndërmjet presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe zëvendësndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për çështje evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee.
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee gjatë ditës do të takohet edhe me krerët e tjerë të shtetit, kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.
Hoyt Brian Yee është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.
Yee një ditë më parë qëndroi në Serbi dhe me krerët e shtetit serb ndër të tjera bisedoi edhe për dialogun Kosovë-Serbi.