Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin, Richard Grenell.
Ata janë takuar në kabinetin e presidentit Thaçi ku mediat kanë pasur mundësi të filmojnë pritjen që presidenti i ka bërë Grenell.
Sipas informatave Grenell do të bisedojë me Thaçin për dialogun Kosovë – Serbi.
Ditë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump, ka zgjedhur ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguar të administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi.
Ambasadori Richard Grenell në Kosovë ka ardhur së bashku me përfaqësuesin e Departamentit të Shtetit, Matt Palmer./kp/Telegrafi/