Site icon Telegrafi

Fillon takimi për Ballkanin Perëndimor në Berlin, bisedohet edhe për çështjen e Kosovës dhe Serbisë

Liderët e Gjermanisë dhe Francës, përfaqësues të shteteve të Ballkanit dhe përfaqësues të lartë të BE-së rreth orës 18:00 kanë filluar një takim me dyer të mbyllura në Berlin.

Lexo po ashtu Merkel: Në takim do të bisedohet për çështjen e Kosovës dhe Serbisë, t'i sjellim në rrugë të duhur këto vende

Takimi për shtetet e Ballkanit Perëndimor nën organizim të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit të Francës Emannuel Macron ka për qëllim siq u tha më herët. Përmirësimin e marrëdhënieve mes shteteve të Ballkanit Perëndimor e para së gjithash gjetja e një zgjidhjeje për të dalë nga qorr sokaku në të cilën gjendet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Lexo po ashtu Macron, Kosovës dhe Serbisë: Hiqni dorë nga emocionet gjatë dialogut

Kujtojmë nikoqirët e këtij takimi, kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez, Emanuel Marcron, në një konferencë për media kanë thënë se në këtë takim do të flitet për çështjen e Kosoves dhe Serbisë, që dy vendet të gjejnë një zgjidhje./kp/

Exit mobile version