Site icon Telegrafi

Fillon takimi Mustafa-Ashton

Ka filluar takimi në mes kryeministrit Isa Mustafa dhe ish-Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, baroneshën Catherine Ashton.

Ashton po qëndron në vizitë disaditore në Kosovë, me ftesë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili do ta dekorojë me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Ashton do të dekorohet për kontributin e saj në dialogun për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për përafrim të Ballkanit me BE-në.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, udhëhoqi procesin e normalizimit për një kohë të gjatë. Ajo kishte deklaruar se ndër sukseset më të mëdha të saj ishte arritja e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013.

Exit mobile version