Ka filluar takimi i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
I pari i LDK-së, Isa Mustafa ka mbledhur anëtarët e kryesisë në selinë e partisë, në ditën kur do të mbahet edhe seanca konstituive e Kuvendit.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa para takimit të Kryesisë së LDK-së, ka thënë se për sot nuk është paraparë të mbahet takim me Vetëvendosjen.
Mustafa ka thënë se nëse eventualisht ka ndonjë lëvizje para seancës konstituive atëherë do të bëhet e ditur.
“Nuk është paraparë të ketë takim me Lëvizjen Vetëvendosje. Nëse para kuvendit do të kemi sinjale do ta publikojmë. Sot me anëtarët e kryesisë do të bëjmë përgatitje për mbledhje të Kuvendit”, është shprehur Mustafa. /Telegrafi/