Site icon Telegrafi

Escobar pret në takim liderët e partive opozitare

I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar ka filluar takimet e tij me liderët opozitarë në Kosovë.

Takimet me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Adbixhiku dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po zhvillohen në rezidencën e ambasadorit amerikan në Prishtinë.

Escobar ka nisur vizitën e tij në Prishtinë të martën, një ditë para homologut evropian, Miroslav Lajçak.

Por, i dërguari i SHBA-së në ditën e parë të vizitës së tij nuk takoi protagonistin kryesor të dialogut, kryeministrin Albin Kurti.

Takimet, Escobar i nisi me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Të martën e 23 gushtit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ky i fundit nuk ka pranuar të prononcohet për media pas takimit.

Exit mobile version