Site icon Telegrafi

Fillon takimi i Borrelit me përfaqësuesit e partive politike

Ka nisur takimi në mes të liderëve të partive politike dhe Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell.

Dialogu me Serbinë dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit pritet të jenë tema kryesore e kësaj vizite.

Pjesë e këtij takimi nuk është kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i cili në një konferencë për media tha se nuk do marrë pjesë në këtë takim si mesazh që takimi sot është i pakuptimtë për shkak se Kosova ende nuk i ka formuar institucionet.

Sipas tij, procesi i dialogut viteve të fundit ka degraduar nga mungesa e qëndrimit më pro-aktiv e determinues të BE-së, si ndërmjetësuese e këtij procesi

 

Exit mobile version