Telegrafi

Fillon stërvitja më e madhe ushtarake e Turqisë

Sot në Turqi filloi stërvitja më e madhe ushtarake e vendit e quajtur “Ujku i Detit” (Denizkurdu), raporton Anadolu Agency (AA).

Stërvitja, e mbikqyrur nga marina turke, do të vazhdojë deri më 25 maj në tri dete njëkohësisht, Mesdheun lindor, Egje dhe Detin e Zi, me 131 anije luftarake, 57 avionë dhe 33 helikopterë, tha Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë në një deklaratë.

Forcat Detare Turke do të kryejnë stërvitje strategjike dhe operacionale me skenarë të ngjashëm me situatat e tensioneve, krizave dhe kohërave të luftës.

Pjesë e stërvitjes do të jenë edhe sistemet e brendshme të armëve dhe ato kombëtare, duke përfshirë mjetin ajror pa pilot me shpejtësi të lartë (UAV) “Şimşek” dhe varkën mbrojtëse anti-sipërfaqësore “Albatros”.

Nëndetëset e nivelit të lartë, fregatat, artileritë detare, UAV-të e armatosura, si dhe njësitë e kërkimit dhe shpëtimit, do të marrin pjesë gjithashtu në stërvitje.