Telegrafi

Fillon stërvitja e fundit e Kosovës para duelit ndaj Finlandës, së bashku drejt fitores së parë (Foto/Video)

Përfaqësuesja e Kosovës ka filluar stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Finlandës.

Ishte Albert Bunjaku ai që iu bashkua skuadrës pas konferencës për shtyp me kapitenin Samir Bunjaku.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës

Lojtarët arritën me kohë në stadiumin “Loro Boriçi”, ku edhe patën rastin të njoftohen me fushën dhe të fillojnë stërvitjet.

Pjesa kryesore e skuadrës pritet që të mos zhvillojë stërvitje intensive, por vetëm rigjeneruese pas ndeshjes ndaj Kroacisë e cila u zhvillua në kushte jo normale.

Përfaqësuesja e Kosovës e pret Finlandën të martën mbrëma në stadiumin “Loro Boriçi”. /Telegrafi/