Përfaqësuesja e Kosovës ka filluar stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Finlandës.
Ishte Albert Bunjaku ai që iu bashkua skuadrës pas konferencës për shtyp me kapitenin Samir Bunjaku.
Lojtarët arritën me kohë në stadiumin “Loro Boriçi”, ku edhe patën rastin të njoftohen me fushën dhe të fillojnë stërvitjet.
Pjesa kryesore e skuadrës pritet që të mos zhvillojë stërvitje intensive, por vetëm rigjeneruese pas ndeshjes ndaj Kroacisë e cila u zhvillua në kushte jo normale.
Përfaqësuesja e Kosovës e pret Finlandën të martën mbrëma në stadiumin “Loro Boriçi”. /Telegrafi/