Telegrafi

Fillon shpërndarja e iOS 4.3

iOS 4.3 është në dispozicion të shfrytëzuesve më herët sa që është paralajmëruar (11 mars) kur duhej të ishte në treg së bashku me iPad 2.

Vet sistemi operativ nuk sjell të reja të mëdha- ekziston përmirësim në AirPlay dhe shpërndarja e multimedias përmes iTunes brenda rrjetit lokal, modifikimi i aranzhimeve për përdoruesit e iPad, JavaScript dy herë më i shpejtë në Safari, dhe mundësi e përdorimit të iPhone si Hotspot celular.

Përditësimi është në dispozicion për iPhone 3GS, iPhone 4, iPad dhe iPad 2, si dhe për iPod Touch të gjeneratës së tretë dhe të katërt. /Telegrafi/