Telegrafi

Fillon shpalosja e platformës së BDI-së për zgjedhjet e 5 qershorit

Me moton “Bashkë Hartojmë Platforma 2020” sapo ka nisur grupi i punësi Bashkimit Demokratik për Integrim për të zbardhur platformën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen me 5 qershor të këtij viti.

Bekim Neziri u shpreh se në muajin e ardhshëm i cili do të jetë edhe muaj më i nxehtë do të jete edhe programi final i cili do të kalojë në kryesinë qëndrore, raporton TetovaSot.

“Muaji i ardhëm do të jetë muaj më i nxehtë, aty do të paraqitet edhe programi final i cili do të kaloje në kryesinë qendrore të partisë. Ne jemi të përgatitur për të garuar me një program në zgjedhjet e 5 qershorit”, deklaroi Neziri./Telegrafi/