Gjithsej 45 pjesëmarrës dhe 28 ligjërues nga Maqedonia, Bashkimi Evropian, ShBA, Australia dhe Egjipti, do të jenë pjesë e Shkollës për liderë të rinj, që me iniciativë të presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për herë të shtatë do të mbahet prej 15 deri më 26 gusht në Ohër, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi i shkollës është tu mundësohet të rinjve, njerëzve të talentuar dhe novator nga Maqedonia ti mbindërtojnë dhe përsosin aftësitë e tyre, ti zhvillojnë aftësitë e liderit, përmes ligjëratave dhe trajnimeve në sfera nga lidershipi dhe menaxhimi.
Sivjet shkolla përkrahet edhe nga Fondacioni Aleanca e civilizimeve, ndërsa në të do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Qendra ndërkombëtare „Nizami Ganxhavi“ nga Azerbajxhani./Telegrafi/