Telegrafi

Fillon shitja e Sony SmartWatch

Tani, Sony SmartWatch është në dispozicion për shitje nga Verizon për një çmim prej 149.97 dollarë, ndërsa e njëjta përmban mbi 60 aplikacione për instalim dhe shkarkim, nga ato për mesazhe e deri tek të tjerat që mundësojnë dëgjimin e muzikës. 
Së fundmi, Sony ka azhurnuar orën e saj të mençur edhe me funksione të reja, të cilat masin shpejtësinë, si dhe përcjellin e sportit nga Endomondo. 
Bashkë me këto aplikacione, ora e Sony’t përfshin edhe aplikacionet nga palët e treta, të cilat punojnë shpejtë dhe përgjigjen poaq shpejtë në ekranin e ndjeshëm në prekje. / Telegrafi /