Telegrafi

Fillon shitja e Nexus 9, prej 470 dollarëve

Versioni me 16GB dhe WiFi kushton rreth 470 dollarë, sipas valutës lokale, ndërsa versioni tjetër me 32GB LTE është më i shtrenjtë, apo rreth 730 dollarë.

Modeli vetëm me rrjetin WiFi i tabletit është në linjë me atë që shitet në SHBA, sa i përket kostos, pasi që në tregun amerikan, tableti mund të blihet për 399 dollarë, ndërsa versioni me LTE në Indi është shumë më i shtrenjtë sesa versioni që shitet në Amerikë.

Tableti vjen me ekranin prej 8.9” me 2560 x 1440 piksel, procesorin Nvidia Tegra K1, 3GB RAM, dhe opsionet për 16 ose 32GB hapësirë të brendshme.

Tableti vjen me versionin më të fundit të sistemit operativ Android të para-instaluar, përkatësisht Android 5.0 Lollipop, bashkë me kamerën e pasme me 8MP për foto dhe video.

Karakteristikat e tjera të tabletit përfshijnë edhe lidhjen për rrjetin WiFi, Bluetooth, kamerën e përparme me 1.6MP, dhe baterinë me 6,700 mAh. (Telegrafi)