Telegrafi

Fillon shitja e HP Elite x3, telefonit që bëhet edhe laptop!

Microsoft ka filluar shitjen e telefonit HP Elite x3 në dyqanin e saj online, Windows Store.

Pajisja është një prej më të fuqishmeve që përdor Windows 10 Mobile dhe njëra prej pajisjeve të pakta që i drejtohen përdoruesve të biznesit.

Fakti që Microsoft ka filluar të shesë HP Elite x3 nënkupton që telefoni tani është i gatshëm për shitje poashtu tek konsumatorët e përgjithshëm.

Çmimi i HP Elite x3 do të jetë 799 dollarë, vlerë shumë më e lartë se e një telefoni tipik me Windows.

Telefoni është i pajisur me strukturën Continuum e cila i mundëson pajisjes të lidhet me tastaturë dhe ekran të laptopëve dhe të funksionoj si një laptop.

HP Elite x3 poashtu është i fuqizuar nga procesorin Snapdragon 820 që e bën këtë telefon pajisjen e vetme të Microsoft që përdor procesorin e tillë nga Qualcomm.

Pajisja është e furnizuar edhe me ekran AMOLED 5.96”, RAM memorien prej 4GB, tiparet e komunikimit si 4G/LTE, WiFI, Bluetooth 4.0 dhe USB Type-C.