Telegrafi

Fillon shitja e Galaxy Tab 10.1

Tani, modeli i sapo-lansuar i tabletit të Samsung, përkatësisht Galaxy Tab 10.1v është vënë në dispozicion për para-porosi në Vodafone Australia, i cili tashmë ju ka dërguar emaila konsumatorëve të saj për t’i informuar për tabletin e saj të ri.

Përdoruesit australian të tabletit të Samsung e kanë mundësinë e blerjes së Galaxy Tab 10.1v për 259 dollarë australian, nëse e marrin ata për një vit, ndërsa pa kontratë i njëjti kushton 729 dollarë.

Në anën tjetër, pjesa tjetër e botës është në pritje të tabletit i cili ofron karakteristika shumë të avancuara, ndërsa Samsung ka shumë punë për të bërë, për ta lansuar Galaxy Tab 10.1v edhe në kontinentet tjera të botës. / Telegrafi /