Telegrafi

Fillon sezoni vjeshtor në kinemanë ABC

KDSHF “Genci” do të vazhdojë me shpalosjen e vlerave të larta nga kinematografia shqiptare, evropiane dhe botërore, me premiera të shumta, javë dhe festivale të filmit.

Kinemaja ABC do të ketë një program te pasur të filmit deri në fundvit, për të plotësuar kështu kërkesat dhe nevojat e shikuesve të vet dhe duke bërë përpjekje edhe më tej në zhvillimin e vlerave kinematografike dhe kulturës në përgjithësi.

Ky sezon do të vazhdojë me shfaqjen e filmit të suksesshëm “Slumdog Millionaire” fitues i tetë çmimeve Oskarë, me 28 shtator, më pas do të ketë premierën filmi shqiptar ”Lindje, Perëndim, Lindje”,i regjisorit Gjergj Xhuvani.

Gjate muajit tetor pikërisht nga 19 – 21 do te organizohet Festivali i romëve dhe egjiptasve “Rolling Film Festival” qe organizohet nga Balkan Sunflowers dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës…

Muaji nëntor pritet të sjellë kulturën kinematografike turke dhe franceze, përmes Javës së Filmit Turk dhe Javës së Filmit Francez. Ndërsa Festivali i Studentëve për Film e Teatër ”Skena UP” dhe “Festivali për Të Drejtat e Njeriut “Një botë” do të organizohen në muajin dhjetor.

KDSHF “Genci” në Kinemanë ABC për Sezonin Vjeshtor dhe për periudhën deri në përfundim të vitit, ka paraparë edhe premiera tjera shqiptare që janë realizuar dhe pritet të realizohen, si dhe hite filmike evropiane e botërore.